Laboratorët biokimikë “LAOR” nga Tetova përfaqsojnë institucion shëndetësor privat, që përfshin tre laboratorë biokimikë dhe një laborator molekularo-gjenetik.
IPSH Merkur është themeluar në vitin 2006, dhe që nga viti 2010 ka zgjeruar aktivitetet e tij duke hapur laboratorët LAOR. Sot, këto laboratorë janë zgjedhja e parë e mjekëve të zgjedhur në Tetovë dhe zonën përreth duke ofruar analiza biokimike dhe molekulare-gjenetike nga më modernet dhe specifiket.
Laboratorët LAOR gjenden në 4 lokacione me ambiente të reja, moderne dhe lehtësisht të arritshme, plotësisht të orientuara sipas kërkesave dhe nevojat e pacientëve të të gjitha kategorive (fëmijë, të rritur, pacientë me aftësi të kufizuara). Me një staf të madh në numbër dhe shumë profesional, ata ofrojnë vizita mjeksore në kohë dhe të sakta.
Laboratorët LAOR kanë marrëveshje me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore të Republikës së Maqedonisë për përgatitjen e analizave laboratorike nga udhëzimet laboratorike – formularin LU-1, të lëshuar nga një mjek i përzgjedhur sipas kujdesit parësor shëndetësor. Pacienti ushtron të drejtën ti kryejë këto analiza në kurriz të fondit, me një udhëzim të vlefshëm nga një mjek i familjes.
Laboratorët definohen si “qendra nervore e mjekësisë diagnostike” sepse ato ofrojnë informacion bazë jo vetëm për diagnostikimin dhe monitorimin, por edhe për skrining, parandalimin, diagnostikimin e hershëm, trajtimin e përshttshëm dhe monitorimin efektiv të sëmundjeve tek njerëzit.
Informacionet laboratorike u mundësojnë mjekëve dhe punëtorve të tjerë shëndetësor të bëjnë zgjidhje të përshtatshme diagnostike ose terapeutike të bazuara në prova për pacientët e tyre. Shërbimet laboratorike janë më efikase, burime më pak invazive të informacionit objektiv që i nidihmojnë mjekët në vendimet e tyre. Shërbimet laboratorike kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në shumë aspekte të kujdesit ndaj pacientit, duke përfshirë, por pa u kufizuar në të, suksesin e trajtimit, sigurinë e pacientit, shfrytëzimin i resurseve dhe kënaqësinë e pacientit.